Berisha do e ketë të vështirë të marrë kontrollin e PD-së, thotë Erla Mëhilli

10 Shtator 2021 | 16:41

Sali Berisha deklaroi sot për Euronews Albania se do të bashkëpunojë me të gjithë demokratët për “ta ngritur partinë në piedestalin që meriton”.

Mirëpo për Erla Mëhillin z. Berisha nuk e ketë të lehtë të marrë kontrollin brenda PD-së, pasi ekipi aktual i Lulzim Bashës është ekipi që ka krijuar vetë ai dhe si pasojë mbështesin kryetarin aktual të PD-së.

“Nuk janë të shumtë ata që e kanë kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës”, u shpreh znj. Mëhilli, moderatore e emisionit “Now” në Euronews Albania.

Erla Mëhilli tha se synimi i ish-kryeministrit Berisha nuk është të vendoset sërish në krye të PD-së, por ta kthejë PD-në stadin që vendimet të merren me legjitimitet, në bazë të statutit të partisë.

Sipas znj. Mëhilli, vendimi për përjashtimin e z. Berisha nga grupi parlamentar i PD-së duhej marrë nga i gjithë grupi parlamentar dhe strukturat e partisë, e jo vetëm nga kryetari i partisë.

Ajo tha se pas hapave që do të ndërmarrë z. Berisha, mund të ketë një lëvizje për të larguar Lulzim Bashën nga kryetar partie.

“Kjo mund të bëhet nëpërmjet Kuvendit, thirret Kuvendi dhe kërkohen vota prë përjashtimin e Kuvendit”, u shpreh Erla Mëhilli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026