Berisha e cilëson antikushtetuese kandidimin e Bajram Begajt për president

4 Qershor 2022 | 15:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson si antikushtetues dhe precedent të rrezikshëm për vendin e demokracinë, kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se propozimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare për postin e presidentit është një shkelje flagrante e Kushtetutës.

Berisha citon nenin 167 të Kushtetutës, që përcakton se ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen, emërohen në detyra të tjera shtetërore, ose në veprimtari politike.

Sipas Berishës, nëse Begaj do të kishte ambicie politike duhej të jepte dorëheqjen kohë më parë, në mënyrë që të angazhohej në politikë.

Sot Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën për president, gjeneral Bajram Begaj që deri dje mbante postin e shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më herët, përmes një mesazhi të bërë publik gjenerali Bajram Begaj tha se kishte depozituar dorëheqjen nga posti i tij pranë ministrit të Mbrojtjes dhe presidentit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026