Berisha në SPAK, demokratët organizohen në protestë. SMS-ja në grupet e anëtarësisë

9 Shtator 2024 | 16:35

Në grupet e anëtarësisë së Partisë Demokratike ka qarkulluar një mesazh, i cili fton të gjithë dashamirësit të organizohen në një protestë në ambjentet e SPAK, të mërkurën, në orën 12:00.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00, kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetëm, kundrejt narkodrejtësisë. Faleminderit!” –shkruhet në mesazh.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrri i tij, Jamarbër  Malltezi do t’ju komunikohet të mërkurën akuza pranë Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Pritet që Berisha të lërë për disa orë shtëpinë e t’i drejtohet SPAK për tu njohur me akuzën.

Për këtë çështje, do të duhet që SPAK, duke respektuar afatet e vendora, t’a dërgojë për gjykim cështjen në fillim të muajit tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026