Berisha: Edi Rama do shkojë në burg, rruga drejt BE-së nuk mbyllet nga Vuçiç apo diktatorë të tjerë

3 Mars 2026 | 20:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Durrësi ku mbajti foltoren e radhës akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e përdor vendin si pronën e vet, gjë që siç tha opozita nuk do ta lejojë.

Sipas tij, Rama erdhi mnë pushytet me premtimin për ta futur vendin në  Bashkimin Evropian dhe tani po bën gjithçka për të bllokuar integrimin e vendit.

“Të gjithë fushatën e bëri me integrimin europian. U tha që në, 2027-2028 jemi në BE. Tani thotë, jo. Tani thotë, nuk ka më nevojë që të shkojmë aty. Merr dhe Vuçiçin si dëshmitar, dhe i bëjnë letër. Por a do lejojmë ne të përcaktojnë fatin tonë kriminelë si Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç?

A do lejojmë ne që të mbyllin ata dyert e Europës për ne. Kurrën e kurrës!

Ky, po të dojë të shkojë në Beograd. Dhe atje do e kapin, dhe atje do e gjejnë.

Po ne, rrugën e Europës nuk na e mbyll dot njeri. Imagjinoni, për çfarë është Durrësi?

Durrësi në shekuj ishte kryeura e kombit me Perëndimin dhe tani që po ecnim, tani del ky, thotë jo, do bëj vjedhjet e mia unë, nuk kam punë me standardet e Europës unë. Kurrë ndonjëherë fati i Shqipërisë nuk ka qenë kaq në rrezik. Pse? Ua them unë.

Enver Hoxha në 1946 e ndau nga bota Perëndimore, një armik i vërtetë. Por ishin dy kampe, e vendosi në kampin e gabuar. Kurse ky, ku po e nxjerr Shqipërinë që do ta largojë nga BE? Ku do ta çojë? Me Serbinë? Ku do ta çojë?

Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çiflikun e tij për ta vjedhur çdo ditë. Ndaj dhe ne, do t’i përgjigjemi këtij me guximin më të fuqishëm, me zemërimin më të fuqishëm, dhe ne do ta rrëzojmë këtë”, tha veç të tjerash Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026