Berisha: Edi Rama po hetohet nga SHBA, ata që thonë të kundërtën ju mashtrojnë

30 Janar 2023 | 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat të hënën se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga Gjykata e SHBA lidhur me çështjen ish-zyrtarit të FBI.

Sipas Berishës, prokurori amerikan ka marrë autorizim nga juria e madhe prej 24 vetash për të hetuar Edi Ramën dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen ose nuk ka njohuri juridike.

“Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës. Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt”, tha Berisha.

Berisha në fjalën e tij tha se burime të besueshme i kanë kofirmuar se kryeministri Edi Rama “u zhduk me kërkesë të ambasadores Yuri Kim”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026