Berisha flet pas protestës: U hodh gaz dhe në selinë e PD, të gatshëm për të reaguar
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli para selisë së PD-së për një deklaratë për mediat pas protestës së 20 shkurtit, e cila u zhvillua para Kryeministrisë dhe u përshkallëzua në fund për shkak të përdorimit të molotovëve dhe fishekzjarreve nga protestuesit, si dhe reagimit të forcave policore me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.
Berisha akuzoi se gaz lotsjellës është hedhur dhe edhe brenda oborrit të selisë së PD-së dhe iu drejtua kryeministrit Edi Rama me një paralajmërim se në rast se guxon të sulmojë sërish këtë seli, gjurmë nuk do të gjejë te selia e tij.
“Sot, përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ka qenë i paprecedent. Persona me uniformë hodhën bomba tymuese dhe bombula gazi në territorin e Partisë Demokratike. Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, duke sulmuar selinë e partisë së PD-së, në shenjë hakmarrjeje ndaj kryengritësve paqësorë. I jap fjalën e nderit se, në rast se guxon të sulmojë sërish këtë seli, gjurmë nuk do të gjejë te selia e tij. Për ne,është një mundim i madh të përmbajmë tensionet dhe sulmet e qytetarëve ndaj selive të krimit, por ata janë të gatshëm në çdo moment për të kundërvepruar ndaj veprimeve të tilla të paligjshme. Ne jemi paqësorë, por nuk tolerojmë sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike. Jemi të gatshëm, nga mëngjesi deri në mesnatë, të përgjigjemi ashtu siç e meriton çdo akt i tillë”, tha Berisha.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, paralajmëroi organizimin e një tjetër proteste kombëtare, që sipas tij “do të jetë më e madhja”.
Ai falënderoi protestuesit, duke i cilësuar si guximtarë që, sipas tij, mposhtën “të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”.
“U them para jush, o të mjerë, koha juaj ka marrë fund. Tani është koha e qytetarëve, guximit qytetar dhe përgjegjësisë së tyre. Unë e di se ju si luftëtarë të paepur prisni me padurim aktin e radhës të kryengritjes sonë paqësore. Do t’ua njoftojmë shumë shpejt, do të jetë kombëtar, do të jetë më i fuqishmi. Edhe një herë mirënjohje pa kufij për ju, përgëzime guximtarë që mposhtët në sheshet dhe rrugët e Tiranës të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre