Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

7 Nëntor 2024 | 21:58

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte në “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania ku tha se fton FBI-më që te hetojë udhëtimet e Alex Soros në Shqipëri.

Sipas tij Soros vjen në udhëtime misterioze çdo 2-3 javë në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi, jo atdheu i dytë, por atdheu një e gjysmë. Ai vjen në këtë vend të paktën çdo dy apo tre javë në udhëtime misterioze. unë kam ftuar dhe ftoj FBI-në ta hetojë. cilat janë arsyet që ai vjen çdo 2-3 javë në Shqipëri?

Kjo dallgë me inspiracion ekstrem të majtë e sponsorizuar nga Xhorxh Sorros këtu gjeti një shtrat të ngrohtë, strehën e vetë. Mos harroni një gjë, nuk ka asnjë reagim ndaj aktit më brutal që kemi parë ndonjëherë, se arrestimi, tërheqja zvarrë dhe goditjes së Ilir Metës”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e...
17:47 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka humbur jetën në det, teksa...
17:04 | 03/07/2026