Berisha i përgjigjet deklaratës së Vuçiç: Pse i trembet fitores së Lulzim Bashës
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur lidhur me qëndrimin e tij pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç se pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe përpjekja për Shqipërinë e Madhe, u shpreh se frika e Vuçiç qëndron tek fakti se me fitoren e Bashës në Shqipëri dhe Albin Kurtit në Kosovë merr fund politikat e argatëve të Beogradit.
Sipas z. Berisha, Vuçiç foli me të njëjtën gjuhë që flet Rama, duke përmendur Veriu që sipas tij kryeministri e urren teksa shpjegoi pse presidenti serb i trembet fitores së kreut të PD.
“Ka një problem Vuçiç me Bashën se ndryshimi i lidershipit në Shqipëri dhe Kosovë e bën kombin shqiptar me një gjeneratë të re, kurse ai është ish ministër i Millosheviçit, apo vartës i Sheshelit kur thoshte për një serb të vrarë, 100 myslimanë duhet të vriten. Ky, Lul Bashën e ka frikë edhe për një gjë tjetër, se ka filluar një nismë për ta çuar në Hagë Vuçiçin, dhe ka frikë se mos Basha i bashkohet kësaj nisme që Vuçiç të shkojë atje ku është shefi i tij”, u shpreh ish-kryeministri.
Lexoni gjithashtu:
Vuçiç komenton zgjedhjet në Shqipëri: Pas Bashës qëndron Berisha
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve