Berisha i përgjigjet Ramës: Rezoluta e miratuar nuk ka të bëjë vlerësime, por detyra

17 Maj 2026 | 14:31

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur qëndrimeve të kryeministrit Rama për disa çështje, duke nisur nga integrimi investimet e huaja, apo prokurimet publike.

Berisha iu kundërpërgjigj Ramës në lidhje me rezolutën për integrimin në BE, duke thënë se në përmbajtjen e saj nuk ka asnjë vlerësimin për punën e qeverisë, por vetëm detyra për procesin e integrimit.

“Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR. Rezoluta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë apo të parlamentit, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit”, tha Berisha.

Berisha po ashtu dënoi qëndrimet e kryeministrit Rama në takimin e zhvilluar në Talin të Estonisë, duke i cilësuar ato si antishqiptare.

 “Në monologun e tij, ai u ndal tek një konferencë e zhvilluar në Talin, ku në mënyrën më të papërgjegjshme krahasoi, pa u skuqur, pa u zverdhur shqiptarët me talebanët, duke u përpjekur të jetë interesant se shqiptarët janë në besimin e tyre të perëndimit si talebanët e Europës”, u shpreh kreu i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026