Berisha i shkoi poshtë zyrës, reagon Veliaj: E ftoj të vijë sërish në 15 Maj

11 Shkurt 2023 | 15:30

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar në lidhje me deklaratat që kreu i PD-së Sali Berisha, bëri me megafon nga ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj përmes një postimi ironizues në Tëitter e cilësoi Berishën si “kandidatin e vërtetë” për bashkinë e Tiranës, dhe e fton që në 15 maj të shkoj sërish në ambiuentet e Bashkisë që ta falenderoj për garën.

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se gjatë marshimit përgjatë institucioneve kryesore të vendit, Berisha u ndal dhe te Bashkia e Tiranës, ku i tha kryebashkiakut Erion Veliaj se revolucioni demokratik do të merret edhe me atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026