Berisha: Jemi buzë gremine, protesta e pedagogëve për t’u admiruar

24 Tetor 2022 | 17:56

Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para studentëve duke ju kujtuar se pedagogët e tyre po luftojnë për të ardhmen.

Duke krahasuar rrogat e Kosovës në sektorin e arsimit, kreu i Partisë Demokratike bëri thirrje që studentët të mbështesin pedagogët e tyre.

“Merreni me mend pse duhet të marrë një pedagog i UT 600 euro dhe një pedagog i Prishtinës 1200 euro? Ka Kosova buxhet më të madh se Shqipëria? Jo, Shqipëria e ka më të madh buxhetin. Por kryeministri i Kosovës nuk udhëton me avion-taksi, ministrat nuk udhëtojnë me helikopter-taksi, nuk blejnë instalacione druri 4 mln euro, nuk krijojnë ndërmarrje fantazmë të vetat për 420 mln euro djegësa. Pra, këtu janë të gjitha, kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta dhe të plotësueshme,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati solli në vëmendje se 40% rroga është indeksimi me inflacionin e 8 viteve. Sipas tij nëse paga e pedagogëve rritet me 40% ata do të marrin de facto sa kanë marrë në vitin 2013 në raport me fuqinë blerëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026