Berisha: Jemi në “kilometrin e fundit”, protesta deri në rrëzimin e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë të hënë se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës së saj politike, duke theksuar se si përgjigjje ndaj qeverisë do të vijojnë të jenë protestat deri në largimin sipas tij nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.
Berisha u shpreh se opozita ka lënë pas problemet e saj të brendshme dhe tashmë, sipas tij, fokusi i vetëm është përballja me atë që e cilësoi si “pushteti i krimit”.
“Jemi në kilometrin e fundit. Prapë e them këtu, do ta them gjithnjë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që problemet që ne kishim i kemi lënë mbrapa. Tani kemi një problem. Dhe ky problem është Edi Rama, pushteti i krimit” deklaroi ai.
Berisha theksoi se protesta mbetet, sipas tij, “arma kryesore” e opozitës, ndërsa akuzoi qeverinë për asgjësimin e funksionimit të parlamentit.
“Koha provon se protesta është arma jonë më kryesore. Ky asgjësoi parlamentin, si kurrë ndonjëherë. Parlamenti është inekzistent. Nuk lejon asnjë komision hetimor parlamentar. Nuk pranon asnjë interpelancë. Nuk pranon asnjë debat me mocion. Deputetëve tanë nuk iu sjellin informacionin, dokumentat sipas ligjit të detyruar,” u shpreh ai.
Pavarësisht kritikave, kreu i PD-së theksoi se opozita nuk do të braktisë parlamentin, duke e konsideruar këtë si një qëndrim të qëllimshëm për të mos i shërbyer, sipas tij, interesave të mazhorancës.
“Ne nuk e braktisim parlamentin. Ne nuk e bëjmë këtë. Pikërisht se ai do. Por ne do bëjmë gjithçka me qytetarët kundër tij, gjersa të largohet nga pushteti,” tha Berisha.
Në përfundim, ai deklaroi se opozita e konsideron veten legjitime në çdo akt të “kryengritjes paqësore” kundër qeverisë.
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane