Berisha kërkesë opozitës: Duhet t’i imponojë PS-së bërjen e reformës territoriale
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se opozita duhet ta detyrojë PS-së të mirtojë një reformë të re territoriale. Ai theksoi se kjo gjë, duhet konsideruar si një nga provat kryesore të opozitës përballë qeverisë Rama.
“Reforma territoriale është jetike për vendin. Reforma nuk bëhet pse kërkon opozita, por opozita duhet t’i imponojë Edi Ramës reformën territoriale. Ajo mendoj duhet të jetë një nga provat kryesore me Edi Ramën. Sa i takon ndryshmeve kushtetuese të 2008, unë i kam quajtur thellësisht demokratike dhe e di që ato lejuan rrotacionin”, tha Berisha.
Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Berisha theksoi se dakordësia e palëve për të bërë reformë të re territoriale nuk nënkupton bashkëpunim, por kjo qasje shtoi ai është një detyrim për ecurinë e vendit.
“Për reformë territoriale, pa u ulur të dyja palët, pa ia imponuar PS-së ajo nuk mund të ndodhë. Kodi Zgjedhor është ndryshuar me konsensus. Reforma territoriale nuk është bashkëpunim, por detyrim për t’i dhënë vendit atë që meriton”, tha Berisha.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun