Berisha komenton qëndrimet e Metës: Po mbron Kushtetutën, Rama ka zgjedhur ta dhunojë atë
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar në emisionin “Ilva Now” rolin që po luan Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ai thotë se Meta është rreshtuar në mbrojtje të Kushtetutës pasi Rama ka zgjedhur ta dhunojë atë.
Sipas tij, Presidenti Meta po vepron në përputhje me tagrin ligjor që i jep institucioni që ai drejton.
“Po mbron Kushtetutën, sepse Edi Rama po dhunon çdo ditë kushtetutën. Me të gjithë qëllimet. Presidenti nga mëngjesi deri në darkë vigjilon për shkeljet kushtetutës dhe është i detyruar. Në një kohë kur gjithçka është e kapur këtu dhe është në dorë të Edi Ramës, atij nuk i ka ngelur gjë tjetër, por vetëm të përdor autoritetin e institucionit të tij, të paktën për të denoncuar ato që po ndodhin. Nuk ka këtu asnjë lloj…tani që ndodhin përgjakjet në të gjitha rastet del që problemi është qeveria. Presidenti po qëndron ndaj Kushtetutës, presidenti nuk po bën fushatë, por përkundrazi”, tha ai.
Ish-lideri i PD-së foli për reformën në drejtësi, ku tha se ai ka dhënë kontribut modest, por tepër esencial. Për ish-kryeministrin, pjesa që i ndau palët sa i takon reformës në drejtësi lidhej me pjesën e implementimit të vettingut.
“Jam përpjekur me të gjithë mundëstitë e mia që kjo reformë të ndodh. Jam i bindur se një kontribut modest, gjer sa është votuar Kushtetuta e kam dhënë unë aty, sepse unë, si ish-president, librin më të lexuar kam Kushtetutën. Ne u ndamë për çështjen e vetingut, nuk ishin kundër, por ne ishim për vetingun nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë. Një drejtësi e kontrolluar është drejtësia e paralizuar. Kontrollohet nga Edi Rama. Rama i kontrollon me prokurorë….dhe të gjithë. Publiku e shikon se njerëz që kanë një parregullsi, por shumë më të vogël sa sa një tjetër që nuk ka krah, ky kalon vetingun ai nuk kalon vetingun”, tha ai.
Pyetur nga gazetarja, Ilva Tare se çfarë përgjigje ka për ato zëra, të cilët e sulmojnë atë, por edhe presidentin Ilir Meta se janë kundër reformës në drejtësi, ish-kryeministri dha këtë argument:
“Të gjitha ata që e thonë këtë, mashtrojnë. Kam mbështetur në mënyrën më të fuqishme ndryshimet kushtetuese”, tha Berisha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, kualifikohet e para e Grupit F
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion