“Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora” – Moti për javën
Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje intensive të shiut përgjatë kësaj jave ndërsa ditën e diel pritet të nisin reshjet e para të borës në zonat e larta malore
Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha në Euronews Albania se duke nisur nga nata sotme dhe ditën e martë do ketë reshje intensive sidomos në veri dhe veriperëndim të vendit. Të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga reshje me intensitet të lartë. Në Shkodër do ketë reshje me intesitet të lartë në qytet, ndërsa e enjtja do ketë më pak reshje. Në Shkodër pritet të bjerë rreth 250 mm po edhe Kukësi dhe pjesa tjetër e zonave të verilindjes pritet shi me intensitet shumë të lartë. Gjatë këtij episodi që do të zgjasë 1 javë do të tejkalohen kuotat mujore të nëntori sa i përket reshjeve.
Veriu është më i rrezikuar nga përmbytjet, zonat qendrore, Kruja, Laçi, kryeqyteti ku do ketë rrebeshe de Vlora në jug ku nuk do mungojnë edhe përmbytje. Pritet që të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes të rikthehet bora në zonat malore. Të martën dhe të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga stuhi të forta ere. Ditën e diel pritet një rënie e intensitet të erës por edhe rënie e temperaturave.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s