Berisha mohon akuzat e SPAK, sulmon Ramën: Nuk do ta marrë mandatin e katërt

11 Shtator 2024 | 12:15

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat para se të hynte në SPAK ku do të njihet zyrtarisht me akuzën, falenderoi demokratët e pranishëm para SPAK të cilëve iu zotua se Rama nuk do të marrë një mandat të katërt.

Ai akuzoi SPAK që e cilësoi si Prokuroria politike private e Edi Ramës, se e ka mbajtur atë në burg politik prej 255 ditësh vetëm me dëshirën e kryeministrit.

Berisha theksoi se në 4 vjet hetime SPAK fshehu dhe manipuloi fakte, duke mos pasur asnjë fakt a dëshmi që të vërtetonte fajësinë e tij.

“Dy fjalë për qytetarët të pranishëm këtu; jam sot për t’ju paraqitur zotimin solemn se Rama jo që nuk do marrë një mandat të katërt kështu, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf në dhe, në tokë. Prokuroria politike private e Ramës SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të ish- ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka hetuar Berishën në tre breza, deri te mbesat që nga koha kur nuk kishin lindur. Kanë hetuar PD që para 20 vitesh, por me urdhër polik mercenarët pre 255 ditësh mbajnë në arrest kryetarin e opozitës pa asnjë fakt apo dëshmi por vetëm me dëshirën e Ramës dhe kërkesën e tij publike në asamblenë e PS. SPAK në dosjen e klubit Partizani fshehu dhe manipuloi fakte dhe më la në burg politik me urdhër të Ramës, mungon fakti penal në 4 vjet hetime”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026