Berisha: Në Bruksel, Rama flet më shumë për Serbinë

28 Qershor 2022 | 19:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë takimeve të tij në Bruksel, flet më shumë për Serbinë, sesa për Shqipërinë.

Në fjalën e tij në bashkëbisedimin me aktivistë të shoqërisë civile, Berisha u shpreh se Rama nuk thotë asnjë fjalë të mirë për Kosovën.

Berisha u ndal edhe te sulmet e Ramës ndaj Bullgarisë.

“Një qeveri që shkon në Bruksel dhe absolutisht flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë. Për Kosovën, e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë apo të bëjë avokatinë e saj. Një kryeministër që sulmon në mënyrë të shplarë, një vend mik që në 32 vitet e fundit, shqiptarët kanë pasut miqësi, me Bullgarinë.

Jo se Bullgaria e ka penguar Shqipërinë, por e vërteta është që Shqipërinë e ka penguar Edi Rama për hapjen e negociatave. Shqipëria ka problem qeverinë e saj”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026