Berisha në Kukës: Largimi i Edi Ramës është thirrja e çdo shqiptari

12 Tetor 2021 | 18:14

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur Kukësin për t’u takuar me mbështetësit e tij. Ai tha se rrëzimi i kryeministrit Edi Rama është një thirrje dhe një kërkesë, e cila artikulohet nga shumica e shqiptarëve.

Z. Berisha u shpreh se Rama ka një urrejtje të theksuar për veriun e Shqipërisë dhe për Kosovën.

“Rrëzimi i Edi Ramës është një kërkesë, një urdhër, një thirrje që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur në Tiranë një kryeministër, që të urrejë, me të gjithë qenien e tij veriun dhe Kosovës, siç është sot Edi Rama. Është një përçarës kombëtar, i cili në histori ka si analog vetëm Enver Hoxhën”, tha Berisha.

Ai theksoi se “Foltorja” është shndërruar në një gjenerator shprese dhe besimi për çdo qytetar shqiptar.

“Foltorja është shndërruar falë shpirti tuaj, virtyteve tuaja në një gjenerator të fuqishëm shprese dhe besimi për shqiptarët. Me foltoren tonë synon të bashkohemi njëherë. Të gjitha ata që besojnë tek vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë. Besojnë se ju duhet të zgjidhin përfaqësuesit tuaj dhe besoj se ju nuk duhet të mashtroheni nga pazarxhinjtë”, theksoi Berisha.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se kjo nismë e tij nuk synon të cenojë marrëdhëniet me shtetet mike të Shqipërisë.

“Foltorja jonë nuk synon izolimin dhe as cenimin e miqësive. Ata që bëjnë këto cilësime janë njerëz të vegjël dhe shpirtzi. Kjo parti dhe ky ish-kryetari i saj ka vendosur marrëdhëniet miqësore më të ngushta me SHBA dhe me vendet e BE-së”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026