Berisha në SPAK, bashkëpunëtorët dhe simpatizantët mblidhen në Prokurorinë e Posaçme

23 Janar 2024 | 09:52

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet për herë të parë këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme.

Seanca e marrjes në pyetje është planifikuar për në orën 10:00, ndërkohë që rreth ambienteve të SPAK janë mbledhur deputetët e Rithemelimit, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të ish-kryeministrit.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Euronews Albania, deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu, Luan Baçi si dhe eksponentë të tjerë të rithemelimit si Luçiano Boçi, Eno Bozdo e Ivi Kaso ndodhen përpara Prokurisë së Posaçme në pritje të ish-kryeministrit.

Pak më tutje, për t’i shprehur mbështetjen janë mbledhur dhe simpatizantë të Berishës.

Ish-kryeministri është thirrur në organin e akuzës për t’u marrë në pyetje në lidhje me aferën “Partizani”.

Prej tre javësh ish-kryeministri ndodhet në “Arrest shtëpie” pasi po hetohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv” në lidhje me këtë çështje.

Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë që ditën e mërkurë pritet që Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për heqjen e “Arrestit shtëpiak” dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Sali Berisha akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij në kohën që ka qenë kryeministër, me qëllim që ky i fundit të përfitonte truallin ku dikur ndodhej ish-kompleksi sporiv “Partizani”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026