Berisha nën hetim, vjen reagimi i parë në radhët e deputetëve të Rithemelimit

21 Tetor 2023 | 21:15

I pari në radhët e ligjvënësve të Partisë Demokratike që kanë reaguar në lidhje me dhënien e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ka qenë deputeti Edi Paloka.

Paloka përmes një reagimi në rrjete sociale shkruan se prokurorët e dikataturës po përdoren për të rikthyer diktaturën.

“Prokurorët e diktaturës për të rikthyer diktaturën!”, shkruan Paloka krahas një lajmi ku sulmohet prokurori Arben Kraja, i cili është një prej dy prokurorëve që ka hetuar çështjen e kompleksit “Partizani”.

Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin dhe sipërmarrësin për “Pastrim parash”, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Procesi i privatizimit të kompleksit nisi në vitin 2008 dhe u finalizua pas 4 vitesh, në 2012-ën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026