Berisha: Nëse nuk do vidhej, shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mori pjesë këtë të shtunë në 32-vjetorin e themilimit të Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Në fjalën e tij, Berisha atakoi qeverinë Rama për korrupsion galopant. Ai tha se nëse nuk do të vidheshin 122 miliardë lekë në vit nga qeveria atëherë rroga e qytetarëve shqiptarë do të ishte dyfish më e lartë.

“Kosova ka një buxhet sa 50 përqind të Shqipërisë. Para 10 vitesh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vitesh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon.

- Advertisement -

Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme.

Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë në një sistem barbar dhe tani merrnin thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet.

Çfarë ndodhi nga ajo periudhë? U rrokullisëm të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

Jemi 30 deri në 50 përqind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen.

Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Europë ose në botë.

Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh. Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.

KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.

Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...

Analisti i drejtohet ashpër deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di...

Kurti s’tërhiqet: Përballë kemi ekstremistë, kryetarët në veri kanë mbështetjen tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër pjesmarrjes së ulët në zgjedhje për shkak të bojkotit...

TË FUNDIT

Ankimuan rezultatin në Bashkinë e Bleshit, shtyhet vendimi i KAS për kërkesën e BF

Është shtyrë vendimi i KAS për kërkesën e BF që ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut te Kosovës në rezultatin për...

Situata në Veri, NATO: Do të dërgojmë 700 trupa të tjerë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Veri të Kosovës. Në një deklaratë për...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×