Berisha një minutë heshtje për Mirush Kabashin: Iku një gjeni

5 Dhjetor 2023 | 12:37

Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Mirush Kabashit.

Ai u shpreh se 5 dhjetori do të jetë një ditë zie për artin, artdashësit dhe kulturën tonë.

“Një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Mirush Kabashi nuk është më. Mirush Kabashi ishte një nga talentet më të rralla, një nga artistët më të shquar, më të talentuar të filmit dhe teatrit shqiptar. Ai interpretoi mbi 100 role, personazhe të veprave të autorëve tanë dhe botërorë. I interpretoi ata me mjeshtëri të madhe. U bë i pavdekshëm me rolet e tij. Mirush Kabashi u nda nga ne si Sokrati i kohës sonë dhe u nis në përjetësi. Duke shprehur ngushëllime më të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë admiruesve të tij, u ftoj të nderojmë kujtimin e artistit të madh me një minutë heshtje,” – u shpreh Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026