Berisha ‘non grata’, Bushati: BE vullnet për t’u distancuar nga ‘arroganca’ e SHBA ndaj një shteti sovran
Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se deklarata e sotme e Luigi Soreca që BE është e gatshme të bashkëpunojë me PD, pavarësisht se kush është në krye të saj tregon se Bashkimi Europian ka një vullnet për t’u distancuar nga ndërhyrja e SHBA ndaj një shteti sovran.
Sipas tij, fakti që Soreca jo vetëm nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Berishën, por risolli më vëmendje faktin se BE ka bashkëpunuar me PD edhe kur kjo e fundit dogji mandatet, tregon se nuk është në një mendje me SHBA lidhur me këtë çështje.
“Ka një vullnet për të thënë se nuk jemi me deklaratën: nëse nuk dënon Berishën PD do hajë bar”, tha Bushati.
Sipas analistit Bushati, kjo që po bën SHBA përmes ambasadës së vet në vendin tonë, duke u bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie është e tepërt dhe e papranueshme.
“Lajmi i dytë ka disa kohë që qarkullon në formë gjysmë lajmi gjysmë thashethemi nëpër qarqet diplomatike të Tiranës që thonë se arroganca e Amerikës ka shkuar deri këtu dhe për ne europianët.
Nuk mund të veprohet kështu me një shtet sovran, që një ambasadë e huaj të bëhet pjesë e konkurrencës brenda një partie, është bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie. Kaq është shumë”, tha analisti Andi Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit