Berisha ‘non grata’ në Britani, Bardhi: Vendim politik, interesi im në këto momente

20 Korrik 2023 | 22:03

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi komentoi “non gratën” e Sali Berishës nga Britania duke thënë se është vendim politik, i shtetit që aplikon.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania , duke thënë se e rëndësishme për opozitën në këro momente është që çështja personale të mos kalojë në interes të opozitës.

Sipas tij interesi i opoziës është beteja me kreun e qeverisë Edi Rama.

“Non Grata” është një vendim politik, i shtetit që e aplikon. Britanikët kanë një procedurë që ti mund të ndjekësh një rrugë ankimimi dhe ne duhet të presim përfundimin e kësaj procedure. E rëndësishme për opozitën në këtë moment është që një çështje që është personale të mos intereferojë në çështje që është interesi i opozitës Interesi i opozitës është beteja me Ramën. Çdo individ nëse ka një problematikë të caktuar që lidhet me të drejtat e ti, do duhet të ndjekë rrugët  ashtu siç Berisha i ka ndjekur. Nuk kam asnjë lumturi që Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Britania dhe SHBA. Por kjo mua nuk më bën apo të pranojë që opozita të jetë në betejë me SHBA dhe me Britaninë e Madhe. Kanë qenë dhe duan të jenë partnerët tanë . Fokusi jonë do të duhet të jetë te aferat dhe skandalet e qeveris”- tha ai.

vijon…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026