Berisha: Nuk do shpik rival në garën për kryetar të PD-së

3 Maj 2022 | 18:02

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të jetë transparente.

Pyetur nga gazetari i “Euronews Albania” Ardit Hoxha se si do ndihej nëse nuk do kishte rivalë përballë tij, Berisha tha se ai futet në garë për të fituar votat dhe besimin e anëtarësisë.

Ai shtoi se nuk do të sajojë apo shpikë ndonjë rival që të garojë kundër tij.

“Gara ime nuk bëhet për rivalë por për anëtarët e PD-së. Unë do të paraqitem për të fituar votat dhe besimin e anëtarëve. Se çfarë vendimi do marrin të tjerët ajo nuk ka lidhje me mua. Ajo është vendim personal i gjithësecilit. Cilido që të kandidojë, e garantoj se ai komison do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësinë për një garë transparente. Nuk sajoj dhe nuk shpik rivalë”, tha ish-kreu i qeverisë.

Në lidhje me vendimin e GJKKO për konfiskimin e disa pasurive të deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj, Berisha tha se lajmin e ka dëgjuar nga mediat dhe se nuk ka informacione.

Berisha nënvizoi se do t’i ndjekë zhvillimet në lidhje me këtë çështje.

Mahmutaj është deputet i qarkut të Beratit dhe njihej si mbështetës i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live jashtë ambienteve të Pallatit të Brigadave ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi...
10:16 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku këtë të premte do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
10:04 | 24/07/2026

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026