Berisha: Nuk do ta votojmë ndryshimin e propozuar në nenin 242 për pezullimin e funksionarëve publik

16 Shkurt 2026 | 13:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të hënë, deklaroi se opozita nuk do ta votojë ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale që propozoi qeveria dhe theksoi se do ta kundërshtojë atë në mënyrën më të fuqishme.

Gjatë fjalës së tij, ai tha gjithashtu se protesta e 20 shkurtit do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës.

“Ai është nen që prek të ardhmen e çdo shqiptari. Ai është nen që dënon çdo qytetar shqiptar me mbylljen e dyerve të integrimit. Ne jo vetëm që nuk do e votojmë, por do e kundërshtojmë atë në mënyrën më të fuqishme.

Dhe 20 shkurti do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër korrupsionit. Do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër narkodiktatorit, kundër organizatës kriminale dhe kreut të saj. Ju ftoj të gjithë me 20 shkurt në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës gjer sot.

Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për t’i hapur rrugën zgjidhjes së udhëkryqit më të rrezikshëm në të cilit ndodhet Shqipëria në tërë kohërat e saj.

Dorëheqja dhe vetëm dorëheqja e këtij armiku të rrezikshëm të paqes, stabilitetit, qenies, rendit, sigurisë së shqiptarëve, është kushti më themelor për zgjidhjen e kësaj krize që po përpin vendin çdo ditë e më shumë”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026