Berisha: Nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Endri Shabanin

14 Dhjetor 2025 | 14:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëzuar pretendimet e Flamur Nokës, i cili pretendon se ka qenë Ervin Salianji që u ka dhënë urdhër deptuetëve për të firmosur në mbështetje të Endrit Shabanit.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Shabanin dhe se firmat janë dhënë në kuadër të kolaicionit të krijuar për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës.

“Kandidatura e Endri Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë ju garantoj.  Nuk ka patur një urdhër nga drejtues të PD-së që të firmosin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar nga bashkëpunimi për bashkinë e Tiranës.

Ka patur më shumë të interesuar, ka patur më pak të interesuar, ka patur që kanë refuzuar, të gjitha këto janë reale.  Por asnjë urdhër nuk ka patur që të firmoset Endri Shabani. Ndaj dhe kjo është e vërteta për të. Firmat ishin gabim, akt i nxituar. Zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026