Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti
Sali Berisha deklaroi për mediat se opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti, ndërkohë që në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.
Sipas tij, për herë të parë në histori, kryeministri Rama ka marrë vendimin antikushtetues për ta zgjedhur vetë bashkëkryetarin që do ai të opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë.
“Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.
Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet