Berisha paralajmëron kundërprotestë në mbrojtje të SPAK, mesazh për kryeministrin

14 Shkurt 2025 | 12:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë për media këtë të premte, ku për herë të parë ndau një qëndrim në mbështetje të SPAK dhe GJKKO, duke paralajmëruar se PD do të çojë në ndjekje penale ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe kryeministrin Edi Rama për mosmarrjen e masave në mbrojtje të zyrtarëve të drejtësisë gjatë tubimit të mbështetësve të Erion Veliajt.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë qëndrim si një mbrojtje të Kushtetutës dhe ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO që zbatojnë ligjin. Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse mbështetësit e Partisë Socialiste organizojnë protesta kundër organeve të drejtësisë, PD do të organizojë një kundërprotestë në Surrel.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo mazhorancë, kjo pseudomazhorancë apo narkomazhorancë, ka faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por, në një akt të pashembullt në historinë e një shteti, kjo zgjodhi tani sulmet fizike kundër gjykatësve dhe prokurorëve që kanë vendosur ndryshe nga sa dëshiron narkomazhoranca.

Ky është rezultati i ndërtimit prej vitesh të një narkoshteti në këtë vend, i mbështetur fuqishëm nga Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Edi Rama dhe Erion Veliaj që organizuan në mënyrën më të turpshme, më kriminale, më të padenjë rrethimin e institucioneve të drejtësisë dhe sulmin fizik ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, mbajtjen peng në ndërtesë për orë të tëra, kanë kryer akte të tjera, për të cilat janë mbështetur dhe duartrokitur.

Me këtë akt, Edi Rama dhe banda e tij, organizata e tij kriminale, u dëshmuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ata pranojnë një drejtësi që shtrihet tek këmbët e tyre, që u nënshtrohet atyre. Kurrë nuk kam lexuar, nuk kam dëgjuar, që një shtet, përveç narkoshteteve, të kryejë akte të tilla ndaj institucioneve të një pushteti tjetër, që në Kushtetutë dhe në parim ndërkombëtar duhet të jetë i pavarur.

Unë i jap ultimatum Edi Ramës: mos guxo të organizosh protestë tjetër, sepse opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty.

Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve, por sulmi që bëre tejkalove El Çapon, Toto Rinën dhe çdo kriminel në pushtet dhe jashtë pushteti që ka ekzistuar deri sot.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026