Berisha paraqitet në SPAK: Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit

15 Shtator 2025 | 10:50

I shoqëruar nga mbështetësit dhe avokati i tij, Genc Gjokutaj, kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të hëne në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në një deklaratë për media, Berisha theksoi se SPAK është prokuroria e shtetit dhe jo e ndonjë individi, që sipas kreut të PD-së, për secilën dosje të lënë në harresë, do të ketë përballje me ligjin.

“Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin. Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi. Dhe ai do përballet me ligjin”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi qëndrimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit,  lidhur me përfundimin e mandatit të kreut të SPAK.

“E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente.

Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër. Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri”, përfundoi kreu i PD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026