Berisha: Pas Bjellorusisë, Shqipëria i vetmi vend në Europë me regjim monist

7 Qershor 2022 | 11:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Shqipëria është i vendi i vetëm në Europë pas Bjellorusisë, që drejtohet nga një regjim monist.

Gjatë fjalës së tij në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël, Berisha deklaroi se çdo institucion shtetëror është i kapur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

“Pas Bjellorusisë së Lukashenkos, ne jemi absolutisht vendi i vetëm në Europë me regjim krejtësisht monist. Si kurrë ndonjëherë, duke filluar nga portieri i ministrisë tek ministri. Nga portieri i çdo institucioni shtetëror të pavarur, tek titullari.

Nga portieri i gjykatës te kryetari i Gjyaktës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të drejtësisë. Të gjithë pa përjashtim janë në duart e jnë partie. Jemi kthyer në monizëm. Një regjim që bazohet në uzurpimin total të pushteteve nga një parti”, tha Berisha.

Sipas tij, nëse nuk do të ketë protesta ndaj qeverisë, gjendja në vend do të bëhet edhe me e keqe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026