Berisha: PD do sjellë kartën e konsumatorit, rritje rroge, ulje çmimi të energjisë

21 Shkurt 2025 | 12:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte, ka folur lidhur me pensionet në Shqipëri për të cilat kritikon qeverinë pasi nuk janë në nivelin e duhur dhe është nevoja për një ndërhyrje pasi është situatë emergjente.

“PD ka deklaruar dhe deklaron se ndërhyrjen në pensionet shqiptare e konsideron një emergjencë, dhe kjo ndërhyrje do bëhet 3 muajt e parë të qeverisjes, atëherë do vendoset minimum jetik. 57% e pensioneve të cilat janë pensione të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, të gjitha kalojnë në minimum jetik në 200 euro.

Pensionet mbi 200 euro rriten me 20%, kjo ndërhyrje do bëhet me paratë  e buxhetit të shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve. Dy janë premtimet kryesore si fillim: Minimumi jetik dhe rritja me 20% të pensioneve tjera mbi 200 euro”, tha Berisha.

Ai akuzon kryeminstrin Rama se me anë të bonusit elektroral të pensioneve, po përpiqet të blejë vota për fushatë. Ndër të tjera, Berisha ka deklaruar se sipas tij, PD do pajis çdo pensionist me kartën e konsumatorit, do sjellë rritje rroge si dhe ulje të çmimit të energjisë.

“Rama po spekulon Kushtetutën në kundërshtim me ligjin me bonusin elektoral të pensionistëve, është një akt i turpshëm që synon të blejë vota në fushatë që nuk e bën asnjë shtetar në botë përveç narkodiktatorit Edi Rama.

Përveç rritjes së pensioneve, çdo pensionist do pajiset me kartën e konsumatorit me të cilin ai do marrë 450 euro në vit, dhe nuk do jetë bonus siç e quan Rama, por do jetë rikthim i TVSH-së që ata paguajnë në çdo gjë që blejnë për jetën e tyre duke filluar nga ilaçet, ushqimet. Nuk mund të tolerohet më ky hendek i tmerrshëm që po e copëton shoqërinë shqiptare. Si fillim do jete karta e konsumatorit me 450 euro për çdo qytetar që merr minimumin jetik, për çdo pensionist dhe çdo rrogë ulët.

Do ulet çmimi i energjisë në 7 lekë për kilovat nga 85 që është tani dhe do proporcionohen të gjitha qeratë e banesave sociale në përputhje me rrogën. Do vendoset rroga 500 euro, pra rritje me 25% e rrogës. Këtë mund ta quajmë paketë e sulmit kundër skamjes, me këto skamja zhduket”, tha Sali Berisha në një konferencë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Shpallet person i padëshiruar Ikballe Huduti, urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të nxirret dhe mos lejohet në territorin...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026