Berisha për dollinë Rama-Vuçiç: U trajtua si vasal, s’ishte çudi
Sali Berisha në një konferencë për mediat komentoi dollinë e Ramës dhe Vuçiç në Serbi.
“Nëse sheh protokollin ai aty u trajtua si vasal, të themi atë që është, por kjo s’më bëri përshtypje se ai vasal është dhe nuk ngurroi ta shprehte këtë, por ajo që dua të them është se Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë anti-shqiptare,” – u shpreh Berisha.
Ai tha se Ballkani i Hapur po përdoret për t’iu kundërvënë Nismës së Berlinit dhe për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse.
“Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë. Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi. I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën,” – shtoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 16:27 Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para