Berisha përkujton 2 Prillin: Frymëzim për çdo qytetar që të sakrifikojë për lirinë

2 Prill 2025 | 11:57

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë përkujtimore të 2 Prillit në Shkodër, ku katër të rinj humbën jetën gjatë protestave për zgjedhjet pluraliste.

Në praninë e familjarëve të viktimave, përfaqësuesve të PD-së dhe qytetarëve të Shkodrës, Berisha theksoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje dhe sakrificën e Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, të cilët ai i cilësoi si “heronj të vërtetë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë”.

Duke e quajtur 2 Prillin një ditë tragjike dhe njëkohësisht frymëzuese për demokracinë shqiptare, Berisha akuzoi regjimin e atëhershëm për shtypjen e dhunshme të protestave. “Diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, vendosi të festojë fitoren e grabitur me gjakun e të rinjve të Shkodrës, duke treguar se pushteti për ta vinte nga dhuna,” deklaroi ai.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Të dashur prindër dhe familjarë të martirëve të votës së lirë, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, i dashur zoti Luçiano Boçi, nënkryetar i PD dhe drejtues politik i këtij qarku.

Zonja Eliona Shkreli, kryetare e PD.

Të nderuar deputetë dhe kandidatët për deputetë të PD të qarkut të Shkodrës.

Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë.

Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.

Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar.

Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.

Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj.

Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku.

Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë.

Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.

Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA.

Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.

Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.

Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026