Berisha në Euronews Albania: Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti.
Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë e majtë për të treguar atë që ai e quan abuzim me buxhetin e shtetit, para që siç tha mund të shpërndahen për të rritur mirëqenien e popullsisë.
“Është e vërtetë që largimi masiv i njerëzve ka ulur numrin e të punësuarve, por ka edhe një informalitet shumë të madh që arrin minimumi 40 për qind, dihet që në një sistem korruptiv lufta kundër informalitetit bëhet iluzion, nuk të lënë patronazhistët, familjarët e pushtetarëve duke injoruar grupet e interesit. Për të rritur pensionet do marrësh nga buxheti i shtetit, por këtë gjë e ne kemi bërë, ne 2 fishuam pensionet e ulëta gjatë 8 viteve, dyfishuam rrogat, por ne ndërtonim punët publike me çmimet e manualeve. Nëse rrugën Lushnjë-Fier e kemi ndërtuar me 1 mln euro km, ajo sot nuk kushton kurrë 2 mln/km por 1,3 mln. Ne do ndërtojmë sipas manualeve të ndërtimit. Shihni një rrugë në Kroaci, një autostradë 23 km, 27 metra e gjera, është ndërtuar me 17 mln euro. Tani paga minimale është 400 euro, por bizneseve do t’i kompensohet nga shteti me taksat. Për euron duhet krijuar bordi, që të kompensohet çdo qindarkë për eksportuesit, shteti i ka këto mundësi, por një shpërndarje njerëzore është gjithmonë e domosdoshme”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës