Berisha prezanton programin për të rinjtë: Angazhohemi t’i rikthejmë në atdhe
Përgjatë një tryeze me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”, të organizuar nga FRPD, kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi edhe disa nga pikat e planit të kësaj partie për rininë.
Duke sjell si shembull dy shqiptare të suksesshme në botë, Dua Lipa dhe Mira Murati, Berisha tha se duhet bërë çdo gjë që shqiptarët e talentuar të rikthehen dhe ta japin kontributin në Shqipëri.
“Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore”, tha kreu i PD.
Berisha foli edhe për disa lehtësirat që do të ofrohen për të rinjtë që duan të bëjnë biznes.
“Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri. Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin”, u shpreh Berisha.
Përgjatë kësaj bisede, kryedemokrati theksoi edhe një herë tjetër vendimin e parë që ai do te marre pas zgjedhjeve te 11 majit.
“Një prej vendimeve të para do të jetë hapja e Tik Tok, sepse duke mbyllur Tik Tokun ai u kthye te etërit e tij”, tha kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla