Berisha: Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri, 500% më e lartë se në BE

17 Shkurt 2026 | 13:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij për mediat u pyet lidhur me deklaratën e kryetarit të Gjykatës së Lartë në lidhje me paraburgimin. Gazetari i cili i shtroi Berishës pyetjen theksoi se deklarata e Sadushit ishte në një linjë me qeverinë që e kanë sulmuar procesin e paraburgimit në Shqipëri.

Lidhur me çështje, Berisha u shpreh se nuk e ka lexuar komentin e Sadushit por theksoi se në vendin tonë përqindja e të paraburgosurve është 500 përqind më të lartë se vendet e BE.

Ai shtoi se kjo ndodh për shkak të mungesës së procesit ligjor për qytetarët shqiptarë. Ndër të tjera Berisha tha se vetëm para 2 muajsh në Parlament u raportua nga qeveritarët e drejtësisë se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura. Sipas tij kjo është një situatë katastrofale.

“Unë nuk e kam lexuar komentin. Ajo që mund të them është se Shqipëri ka përqindjen e të paraburgosurve 500 përqind më të lartë se vendet e BE. Dhe kjo është një dhunim i tmerrshëm i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Shkaku më themelor i kësaj përqindje qëndron në mungesën e vërtetë reale të procesit ligjor për qytetarët shqiptarë. Po këta Piletër që sollën këtë situatë, përpiqen ta fshehin me argumente të tjerë.

Para dy muajve, në parlament u raportua nga qeveritarët e drejtësisë se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura.

Vendime të pazbardhura do të thotë, tjetri është në qeli, rri atje, vendimi rri në sirtar dhe nuk mund të apelojë, nuk mund të shkojë, nuk mund të ndjekë procesin. Pse kjo? Sepse çdo gjykatës ka personalisht 1 mijë vendime të pazbardhura. Kjo është situata më katastrofale.

Nuk ka komb dhe vend tjetër të ketë një gjendje të tillë. Ky është shkaku themelore. Ka dhe shkaqe të tjera. Dje po lexoja, një polic burgu kishte marrë ryshfet 700 euro për një leje, për të lënë një familjar për t’u futur tek i burgosuri, dhe ishte burgosur. Normal, duhet të ndëshkohet”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026