Berisha: Po lexojmë elektoratin e Ramës me një teknologji, 80% e grave kishin neveri

3 Maj 2023 | 21:42

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se ka një formë se si mund të lexohet elektorati i Ramës.

Sipas tij, kryeministri ka negativitet të tmerrshëm  dhe mendon se duke folur marrëzira mund të fitojë vota, ndërkohë që në fakt ka një metodë që zbulon se personat që marrin pjesë në takimet elektorale të Ramës janë të neveritur nga fjalët e tij.

“Nëse e vë re ka një neveri popullore masive. Merr ti botën digjitale, Erion Veliaj dhe Edi Rama prodhojnë një negativitet të paimagjinueshëm tek njerëzit. Ne kemi bërë dy herë face reding, leximin e fytyrave në takimet e tij me gratë. 80% e grave në takimin e Elbasanit, i kam këtu rezultatet, kishin sentimente jashtëzakonisht negative ndaj fjalës së tij, po kaq në Shkodër,” – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri garantoi se kjo metodë është shumë funksionale, sidomos te gratë sepse ato kanë ekspresivitet më të madh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026