“Berisha po ndërhyn te PD zyrtare”, analisti Mërtiri : Do të jetë e vetmja opozitë

13 Qershor 2023 | 17:35

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania, situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Ai tha se Sali Berisha po ndërhyn në PD-në zyrtare. Sipas analistit, Berisha do të jetë ai opozita.

“Duke qenë ai ekskluzivisht e vetmja opozitë në vend, ai mund të imponohet duke i detyruar, beson ai të paktën, amerikanët të heqin non gratën dhe të hyjnë në marrëveshje me të për të qëndruar në politikë. Ajo që shoh të paktën, është se te gjerat që ata kërkojnë, pra grupi i cili është kundër bërjes së zgjedhjeve, çojnë ujë te mulliri i Sali Berishës.

I vetmi person besoj unë, që është interesuar që në PD-në zyrtare të mos bëhen zgjedhje për kryetar, por të shtyhen zgjedhjet dhe të vazhdohet edhe një vit tjetër, nga një vit e gjysmë siç ishim deri tani, në amulli, në mungesë aktiviteti politik siç është tashmë Partia Demokratike zyrtare është Sali Berisha. Prej një viti e gjysmë ai fitoi kohë dhe arriti të marrë një pjesë të mirë të partisë ta rekrutojë në pjesën e vet dhe tashmë që ai ka humbur zgjedhjet është akoma më tepër i interesuar sepse e para shmang vëmendjen nga kërkesa që ka opozita prej tij, që ai tashmë ose të kundërshtojë rezultatin, ose të largohet dhe të japë dorëheqjen, t’i hapë rrugën  një personi tjetër. Ai kështu tërheq vëmendjen dhe nuk largohet, por qëndron aty si e vetmja opozitë,” – u shpreh Mërtiri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023