Berisha prezanton kandidatin e Krujës: Do bëjë transparencë për çdo qindarkë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të premte kandidatin e primareve në qytetin e Krujës, Bujar Loka.

Gjatë fjalës së mbajtur përballë të pranishmëve në sallë, Berisha tha se Loka është kandidati i duhur për Krujën.

Ai siguroi qytetarët se çdo qindarkë e paguar prej tyre do të shkojë për zhvillimin e qytetit historik dhe fshatrave në juridiksionin e bashkisë.

- Advertisement -

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetarë e qytetarë, banorë të bashkisë Krujë dhe Fushë Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Së pari një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë pritje të zjarrtë, e cila është një mesazh frymëzues për demokratet dhe demokratët, për shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë sot. Mesazh që frymëzon, ndryshimin, fitoren, pluralizmin, të ardhmen.

Përulem me nderim të madh para ju krutanëve, banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, për mbështetjen e madhe, tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada të tëra. Ajo është për PD-në një krenari e madhe, një mirënjohje e pakufishme.

Kam nder të veçantë, kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, Agron Lokën, kandidat për qytetar të parë të këtij qyteti, që qëndron në kreshtën e historisë tonë kombëtare. Është nder të jesh qytetar i parë kudo, por është nder tepër i veçantë të jesh qytetar i parë i Krujës së Skënderbeut, Krujës së historisë, i Krujës që fisnikëron shqiptarët me fisnikëri, qëndresë, frymëzon me bujari, me shpirt punëtor, por mbi të gjitha frymëzon çdo shqiptar për shpirt të pamposhtur dhe fitore.

Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, si kandidat që ju i dhatë besimin, që ju e miratuat, aprovuat si kryetar të ardhshëm  të bashkisë. Agroni së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë në mbarë vendin, janë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e lirisë.

Ato zgjedhje që u quajtën primare nuk ishin të përsosura, por u garantoj unë ju se ishin shumë herë pakrahasim më mire që ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa të mblidheshin para një kandidati tim, apo të kryesisë në Tiranë. Kjo është demokracia. Por në këtë mënyrë ne gjithashtu, të gjithë së bashku, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti. Njeriu që ne votojmë ta dijë që ai është aty me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh është dhe do të mbetet një shërbëtor i përkushtuar.

Unë ju garantoj se Agron Loka, besimin që i keni dhënë dhe që do i jepni do të ua kthejë me përkushtim të madh në shërbime, në menaxhim, në vizion, ndryshim të Krujës, Fushë Krujë dhe gjithë komunave të kësaj bashkie.

Ju garantoj se Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës, fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi.

Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i tyre krijues. Pra të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqënies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Tritan Shehu kërkon mocion me debat për gjenocidin serb: Mbi Kosovën u ushtrua dhunë

Deputeti Tritan Shehu tha në seancën plenare të mbajtur këtë të hënë se qeveria jonë nuk ka guximin e duhur për të dënuar gjenocidin...

Sunak takim me Biden për kreu e ri të NATO-s, për kë po lobon kryeministri britanik

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur presidentin Joe Biden të mbështesë Sekretarin e...

Sula- Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar në burg, do vi dita që ta paguani

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Në fjalën e tij nga Kuvendi,...

TË FUNDIT

Tritan Shehu kërkon mocion me debat për gjenocidin serb: Mbi Kosovën u ushtrua dhunë

Deputeti Tritan Shehu tha në seancën plenare të mbajtur këtë të hënë se qeveria jonë nuk ka guximin e duhur për të dënuar gjenocidin...

Sunak takim me Biden për kreu e ri të NATO-s, për kë po lobon kryeministri britanik

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur presidentin Joe Biden të mbështesë Sekretarin e...

Sula- Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar në burg, do vi dita që ta paguani

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Në fjalën e tij nga Kuvendi,...

Arrestimi i Sekretares së MSH, Braçe: U vranë njerëz në bulevard e s’foli njeri

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia. Në fjalën e tij në Kuvend, referuar...

“Jam gati te vdes”- Deklarata e fortë e Vuçiç, kush po e kërcenon presidentin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi  të zhvilluar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj ta...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×