Berisha: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë forma të reja deri në grevë urie
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte këtë të premte live në një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Ai theksoi se protesta e thirrur më 22 dhjetor do të marrë forma të tjera, deri në grevë urie, me qëllim rrëzimin e qeverisë së narkoshtetit.
“Është shumë e rëndësishme të ngrihemi për këtë betejë, kjo është një diktaturë ku garantoj se është më e egër se ajo e ’91‑shit. Shpresa e vetme është opozita, ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekja e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet. Është faktuar gjithçka, farsa elektorale dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut.
Është thirrur data 22, protestat tona do të diversifikohen me greva urie, me të gjitha format, nëse ne vendosim të përmbushim misionin tonë dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim.
Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë, që me këtë regjim, është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme.
Ato janë format që rrëzojnë narkodiktaturat dhe diktaturat, angazhimi i sa më shumë të rinjve në këtë betejë, të cilën opozita do ta fitojë, shqiptarët do ta fitojnë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike