Berisha: Qeveria përçmon mjekët, rrogat e tyre mund të rriteshin katër herë

14 Qershor 2022 | 19:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një tryezë diskutimi me mjekë, për të diskutuar problemet e sistemit shëndetësor.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rritja e fëmijëve shqiptarë për t’i dërguar në emigrim dhe largimi i mjekëve, janë dy zhvillimet më të dhimbshme për vendin.

Sipas tij, rrogat e mjekëve mund të rriteshin katër herë, me borxhin e marrë nga qeveria këto nëntë vite.

“Nëse do të pyeteshim, të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij kombi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion dhe e dyta është ne përgatisim mjekë për eksport. Ndërkohë, që në këtë shërbim të një rëndësi jetike për shoqërinë, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë.

Ndaj mjekëve, nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues. Ju jeni dëshmitarë, sa kanë ndryshuar pagat tuaja në këto 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri, nga 62,6% të PBB kur e mori pushtetin në 107% sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë”, deklaroi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026