Berisha: Rama i dyzuar, absurde ftesa për turistët rusë
“Ajo që më lëndon shumë dhe deri diku mund të them se edhe na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar”.
Kjo ishte deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përfundimit të fjalës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Kuvendin e Shqipërisë.
“Në njërën anë votoi për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimitm shprehu solidaritet me kombin e Ukrainës, por nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur, një projekt fund e krye anti-europian,” – tha Berisha i cili theksoi se ky është një projekt që i hap rrugë Serbisë dhe influencës ruse në rajon.
Ish-kryeministri e cilësoi absurde ftesën e Ramës për turistët rus, duke kërkuar gjithashtu që ambasadori rus në Shqipëri të dëbohej.
“Imagjinoni ju vrasës, përdhunues, kainër, pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të rikuperuar, për të marrë veten. Kjo ishte një fyerje e rëndë për shqiptarët dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenski kjo ishte dhe një kërkesë e tij,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s