Berisha: Rama ka urrejtje të sëmurë për veriun, në qeveri vetëm një zv.ministër

21 Prill 2021 | 21:22

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në “Ilva Now” deklaroi se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka një urrejtje patologjike ndaj pjesës veriore të vendit.

Për ta ilustruar këtë, z. Berisha solli si argument investimet e pakta në këto qytete si dhe mungesën e përfaqësuesve në qeveri.

“Ka një urrejtje për veriun, është i sëmurë. Nuk ka asnjë zyrtarë të lartë përveç një zv.ministër shëndetësie”, tha ish-kryeministri.

Ish-lideri i Partisë Demokratike shtoi se qeveria e drejtuar nga Rama ka ofruar shumë pak investime në veri të vendit duke thënë se “në Shkodër dhe gjithë veriun ka investuar sa 2/3 e investimit në pllakat e sheshit Skënderbe”.

Z. Berisha përmendi dhe disa investime në infrastrukturë si rruga e Vermoshi, Hanit të Hotit, etj., për të cilat tha se janë projekte të realizuara gjatë qeverisjes së tij.

Për aeroportin e Kukësit, z. Berisha tha se pista ka qenë ekzistuese që gjatë luftës së Kosovës por për shkak të një marrëveshje të nënshkruar nga Fatos Nano me koncesionarin e Rinasit nuk lejohej të përdorej asnjë aeroport tjetër në vend.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare se përse në këtë fushatë ka zgjedhur të qëndrojë i tërhequr, z. Berisha u përgjigj se të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë vitit 2017.

“Edhe në fushatën e 2017 kam bërë të njëjtën gjë, sepse fushata ka vetëm një lider dhe që të gjithë pa përjashtim vihen në funksion dhe në mbështetje të tij. Të njëjtën gjë që kam bërë gjatë kësaj fushate kam bërë edhe gjatë fushatë së kaluar”, tha ish-kryeministri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021