Berisha: Rama kërkon të bëhet vetë President në prag të humbjes
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama po kërkon të emërojë President një person që ta ‘detyrojë’ të japë dorëheqjen për t’u zgjedhur vetë President në prag të humbjes së zgjedhjeve.
“Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të javë dorëheqjen që pastaj të bëhet Edi Rama. I them se kjo nuk do të bëhet kurrë, mendon vetëm për vete që të gjejë shpëtim”, tha Berisha.
Gjatë një komunikimi me gazetarët të premten në mesdita, ai se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjet së presidenti të ri.
Sipas tij kryeministri Rama e ka kthyer në “ qesharak një proces kushtetues”.
Berisha tha se në një kohë kur opozita nuk ka votat për të zgjedhur Presidentin, detyra e saj është për të rrëzuar me votë çdo kandidat të Ramës.
Sipas tij, opozita duhet të jetë në shesh për të protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe aferës së inceneratorëve.
Berisha tha se opozita nuk duhet të votojë asnjë kandidat që propozon PS, qoftë dhe një figurë e djathtës.
Ai tha se në rast se mazhoranca ia lë propozimin opozitës atëherë emri vendoset me negociata.
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive