Berisha: Rama në krye të listës së shpërdorimeve nga USAID në Shqipëri

17 Shkurt 2025 | 16:45

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron në krye të listës së shpërdorimeve nga USAID.

Berisha tha se USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve që dolën nga diktaturat dhe konsolidimet e demokracisë, në vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit, të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve që dolën nga diktaturat dhe konsolidimet e demokracisë, në vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit, të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të përdorimit të këtyre parave për pasurimin e elitës së korruptuar të ekstremit të majtë në pushte, për korruptimin e mediave dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, shndërrimit e këtij sistemi në një armë në duart e Edi Ramës.

Në të gjitha këto analiza që bëhen, tre emra janë kryesorë, edhe brenda edhe jashtë. Edi Rama, Delina Fico, Linda Rama. Mos mendoni ju se këto do kapërdihen lehtë. Këto nuk kapërdihen, e keni gabim shumë.

Një qëndrim mosmirënjohës dhe i përciptë ju akuzon rëndë ju. Kemi detyrim ligjor dhe moral t’u dalim zot në akt mirënjohjeje, por edhe në akt detyrimi ligjor, parave të taksapaguesve të SHBA-ve.

A shërbyen këto programe të USAID-it për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri gjatë viteve të fundit?” tha veç të tjerash Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026