Berisha: Rama po bën presion të ndryshojë raportin përfundimtar për zgjedhjet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të martë konferencën e përditshme për media, ku vijoi akuzat për manipulimin e procesit zgjedhor të 11 majit. Berisha tha se kryeministri Rama po bën presion të madh që raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit të mos përfshijë parregullsitë e kryera.
Berisha shtoi se ka besim te institucionet ndërkombëtare se do të paraqesin në raport të vërtetën e asaj që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve parlamentare.
“E dënoj me forcën më të madhe të gjithë presionin dhe unë informoj komunitetin ndërkombëtar se Edi Rama po bën përpjekje të jashtëzakonshme.
Por besimi im i madh, i palëkundur është te institucionet ndërkombëtare, të cilat, siç konstatoj unë, do të qëndrojnë në mbrojtje të të vërtetave të hidhura të farsës elektorale të 11 majit 2025.
Përdori të gjithë ata mekanizma për të ndryshuar raportin e Këshillit të Europës, por mori goditjen më fatale me rekomandimin ku thuhet ‘rekomandojmë që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti’. Kaq.
Në qoftë se ky rekomandim bëhet, atëherë për të gjithë ata që kanë ABC-në, alfën e kulturës ligjore elektorale, vetëkuptohet se zgjedhjet kanë qenë farsë.
Prandaj ne kemi besim sepse të vërtetat tona janë të jashtëzakonshme.
Shikoni, ata kanë folur për patronët, kanë shkruar se ato janë në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve, por ne do u çojmë të gjithë veprimtarinë kriminale të Ballukut me patronë, të gjithë miklimet që u bën qytetarëve për të blerë votën.
Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, ne kemi arritur para jush dhe shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të paraqesim manipulimet më monstruoze të zgjedhjeve që mund të jenë bërë ndonjëherë,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama
- 14:46 Shtetasi turk nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmeti në Venezuelë
- 14:41 Ukraina godet depot e naftës në Rusi
- 14:05 Irani: SHBA goditi një central bërthamor në ndërtim
- 13:38 “Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
- 13:30 Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
- 13:15 Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama