Irani: SHBA goditi një central bërthamor në ndërtim

19 Korrik 2026 | 14:05

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit deklaroi të dielën se sulmet ajrore amerikane kishin në shënjestër centralin bërthamor të Darkhovinit, një objekt që ndodhet ende në fazën e ndërtimit në jugperëndim të vendit.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, autoriteti iranian e cilësoi sulmin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar se objekti është një central bërthamor me qëllime paqësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mekanizmave ndërkombëtarë.

“Një sulm ndaj një objekti bërthamor paqësor nën masat mbrojtëse ndërkombëtare është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e organizatës.

Autoritetet iraniane nuk dhanë detaje mbi dëmet e mundshme të shkaktuara nga sulmi apo nëse ka pasur viktima.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Ditët e fundit, SHBA-ja ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme që, sipas tij, kanë pasur në shënjestër baza dhe objekte të përdorura nga ushtria amerikane në vende të ndryshme të rajonit.

Përplasjet mes dy vendeve po vazhdojnë pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të ndërmjetësuar nga Pakistani dhe të nënshkruar në muajin qershor, i cili synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të hapte rrugën për një marrëveshje paqeje afatgjatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me gjithë fuqinë nëse sulmohemi

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohet nga Irani, pasi një...
22:08 | 19/07/2026

Rusia godet me raketa anijen turke me grurë në Detin e Zi, 5 marinarë të vrarë

Një anije tregtare turke është goditur të dielën nga tre raketa ruse, duke shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të ekuipazhit, njoftoi Marina e Ukrainës. Ndërkohë,...
22:03 | 19/07/2026

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026