Berisha reagon për vdekjen e Artur Zhejit: Mbylli sytë para kohe

23 Gusht 2025 | 19:37

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike dhe papritur të gazetarit e publicistit Artur Zheji.

Berisha përmes një postimi shkruan se publicisti i mirënjohur u nda parakohe nga jeta.

Kryedemokrati i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmeve për humbjen nga jeta të gazetarit.

Postimi i Berishës: 

Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.-shkruan Berisha. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026