Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, situatë dramatike në raportin e rrogave me çmimet

27 Mars 2026 | 19:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte ka zhvilluar një takim me Departamentin e Çështjeve Sociale ku ka folur lidhur me situatën në vend. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria ndodhet një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave.

Ai theksoi se ka një situatë dramatike në raportin e rrogave me çmimet. Sipas tij Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka përcaktuar një minimum jetik.

“Çmimet në këtë vend janë 10, gjer në 17, 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian.  Faktikisht, nuk ka një vend tjetër me jetë të papërballueshme siç është Shqipëria.

Zhvillimet e këtyre 12, 13 viteve të fundit i shndërruan shqiptarët nga qytetarët me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, në qytetarët me rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon. Rrogat dhe pensionet në Shqipëri, përveç se disa kategori, e vërteta është që nuk ndoqën as indeksimin e çmimeve.

Rrogat dhe pensionet, pavarësisht nga ndërhyrjet e shpallura, sot janë më të ulëtat në rajon. Në rast se bëjmë një krahasim gjejmë se në këtë hark kohor ato janë katërfishuar. Ato janë trefishuar sipas vendit.

Kurse në Shqipëri nuk ka njohur as dyfishim po të kemi parasysh indeksin e çmimeve.  Faktor më themelor i kësaj rrokullisje të madhe të gjendjes së financave, të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, është korrupsioni”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)

Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në qarqet Kurbin dhe Mirditë, duke arrestuar në flagrancë tre persona dhe asgjësuar...
10:24 | 12/07/2026

Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur pas mesnatës në fshatin Bërxullë, Vorë, ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula....
09:39 | 12/07/2026

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me...
08:10 | 12/07/2026